
“Katastrofë humanitare në Haiti”
Kriza ekonomike dhe politike ka çuar në një katastrofë humanitare në Haiti. Deklarata vjen nga e derguara e Haitit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Javët e dhunës dhe sulmeve në magazinat e ndihmave ushqimore kanë tronditur sigurinë ushqimore të vendit, tha Helen La Lime në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Protesta për situatën e rëndë të vendit ka shkaktuar mbyllje të bizneseve dhe mosfunksionim të transportit. Mijëra njerëz po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Ariel Henry.
Trazirat civile në të gjithë ishullin u përshkallëzuan pasi ai njoftoi ndalimin e subvencioneve qeveritare të karburantit më 11 shtator, gjë që bëri që çmimet e benzinës dhe naftës të rriteshin shumë.
Që atëherë, protestat dhe plaçkitjet janë intensifikuar, me kryeqytetin Port-au-Prince, në qendër të tij. Rreth 2,000 tonë ndihma ushqimore, me vlerë afër 5 milion dollarë u humbën pas sulmeve të përsëritura në magazinat lokale të Programit të Ushqimit të OKB-së.
Drejtoresha ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit Valerie Guarnieri, e cila ishte gjithashtu në takim, tha: “Situata në Haiti fatkeqësisht ka arritur nivele të reja dëshpërimi”.
Inflacioni është rritur në nivelin më të lartë në një dekadë dhe 40% e vendit po mbështetet në ndihmën ushqimore për të mbijetuar.
*Tibo News