Katari, një botëror pa alkool

Alkooli nuk do të lejohet në botërorin e Katarit i cili nis këtë të dielë.

Ky është njoftimi i cili vjen nga Fifa dhe shënon një kthesë për tifozët të cilët zgjedhin kryesisht birrën për të festuar me skuadrat e tyre të zemrave.

Katari është një vend konservator mysliman me kontrolle të rrepta për alkoolin, i cili nuk mund të konsumohet në publik.

Fifa tha se pas diskutimeve me vendin pritës të botërorit se u mor vendimi për të fokusuar shitjen e alkoolit në Festivalin e Fansave të Fifës ku lejohet përdorimi i tij.

Një nga sponsorët më të mëdhenj të Botërorit është birra Budweiser dhe për këtë arsye në stadium do të shitet birrë joalkoolike.

Jashtë stadiumit në zonat e mikpritjes së tifozëve pijet alkoolike do të jenë të lejuara.

Bisedimet e gjata mes FIFA-s dhe organizatorëve të botërorit në Katar nuk kanë sjellë rezultate pozitive për të lejuar tifozët që të shijojnë spektaklin në fushën e blertë duke konsumuar alkool.

*TiboNews