
Kastrioti do luajë vetëm në ‘Elbasan Arena’ për një arsye
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që skuadra e Kastriotit t’i luajë ndeshjet e mbetura deri në fundin e sezonit, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Sipas mediave vendase, Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.
Ndeshja Kastrioti-Bylis, që vlen për javën e 28-të të Kategorisë Superiore, do të zhvillohet të mërkurën në datën 19 prill në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në orën 15:00.
*Tibo News