
KAS ‘rrëzon’ KQZ-në për Partinë Demokratike
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike, duke i hapur rrugë regjistrimit të PD-së në zgjedhje.
Në vendimin e dy ditëve më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për mosregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sipas Kreut të KQZ-së, Celibashit, kërkesa e Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit nuk mund të pranohej pasi nuk kishte bazë ligjore.
*Tibo News