KAS: “Bashkë Fitojmë” do të përfaqësohet nga emri i Ilir Metës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e koalicionit që Sali Berisha të ishte kryetar në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit. Në vlerësimin e anëtarëve të KAS, fleta e votimit nuk mund të qëndrojë pa kryetar ndaj vendosi korrigjimin e vendimit të Komisionerit, duke shënuar përbri koalicionit, “Bashkë Fitojmë”, emrin e Ilir Metës. Dëshirë kjo e Partisë Demokratike. Sali Berisha u rrëzua dy herë brenda pak orësh, pasi KAS refuzoi të pranonte kërkesën e tij për heqjen e logove të partive nga fleta e votimit për kryetar Bashkie. Beteja tashmë pritet të zhvendoset në Kolegjin Zgjedhor e nëse shkalla e fundit e ankimit vendos të lërë në fuqi vendimin e KAS, Ilir Meta do të figurojë në krye të fletës së votimit me numrin 1.