
Kardiologët: Edhe të rinjtë po preken nga hipertensioni për disa arsye
Grupmosha e tretë vuan më shumë nga problemet e hipertensionit, por vitet e fundit duket se kjo tablo ka ndyshuar.
Sipas kardiologëve në vend, edhe të rinjtë po vuajnë nga hipertensioni, ku meshkujt janë ata që po dominojnë.
Mjekët rendisin disa nga arsyet e hipertensionit tek të rinjtë, duke veçuar kështu stilin e jetesës, alkoolin dhe konsumimin e shtuar të cigareve.
Specialistët iu bëjnë apel të rinjve për kujdes të shtuar pasi me rritjen e temperaturave, problemet kardiake mund të bëhen edhe kërcënuese për jetën.
*Tibo News