Kapiteni i Shqipërisë flet për ndeshjen me Italinë: Mos ta mbivlerësojmë!

Berat Gjimshiti është më gati se kurrë për të udhëhequr Shqipërinë në rolin e kapitenit në këtë kampionat Europan, i cili do të transmetohet në cilësinë më maksimale në Tibo për shqiptarët kudo në Botë.

Ambicia e Kombëtares nuk duhet të luhatet në ndeshjet me skuadrat që kanë qëlluar të mira dhe për Gjimshitin ndeshja me Italinë mund të ketë surpriza pasi siç tha ai: Shqipëria e respekton Italinë, por nuk duhet ta mbivlerësojë.

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, Gjimshiti tha se kuqezinjtë e njohin mirë Italinë.

“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato.

Gjimshiti tha:

‘’Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën Kampionë të Europës. Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshtar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”.

Ndeshja e Shqipërisë me Italinë do të zhvillohet të shtunën.