
Kapet peshkaqeni në Gjirin e Lalzit
Një peshkaqen i vogël është kapur rreth dy ditë me parë në brigjet e Gjirit të Lalzit. Kanë qenë peshkatarët e zonës pranë, të cilët kishin lëshuar rrjetën në ujë ku kanë kapur më pas peshkaqenin.
Kjo nuk është hera e parë që peshkaqenët shfaqen në brigjet e plazheve shqiptare.
Ndërsa nëpër botë janë shtuar rastet e peshkaqenëve që janë afruar në breg madje edhe kanë sulmuar njerëz.
Ekpertët thonë se ndryshimet klimatike kanë bërë që peshkaqenët të ndihen të uritur dhe të afrohen për të gjetur ushqim më në breg. Ndaj kujdesni herë tjetër kur të futeni në det dhe të notoni larg bregut.