
Kapet për herë të parë në Zelandën e Re sasia më e madhe e drogës
Marina e Zelandës së Re ka kapur një sasi kokaine në një mjet lundrues në Oqeanin Paqësor, dhe e konsideron sasinë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë nëatë vend.
Sasia e drogës, me peshë totale 3.2 ton dhe me vlerë 316 milionë dollarë, u gjet e paketuar në mjetin lundures teksa lëvizte qindra kilometra në veriperëndim të Zelandës së Re.
Policia dyshon se droga ishte i destinuar për në Australi, ku do të kishte mjaftuar për t’i shërbyer atij tregu për një vit.
Pakot ishin të lidhura të ndara dhe disa të etiketuara me simbolin e Batman.
Fotot e publikuara nga policia dhe zyrtarët e mbrojtjes së Zelandës së Re treguan gjithashtu pako kokaine të etiketuara me një simbol të tërfilit të zi me katër fletë.
Këto ishin “logot e markave tregtare” për prodhuesit e drogës, që besohet të jenë në Amerikën e Jugut, thanë zyrtarët e Zelandës së Re.
*Tibo News.