
Kapen 113 mijë euro në makinën e ish shefit të stërvitjes në repartin ‘RENEA’
Mijëra euro kapen në kryeqytet nga një aksion i fundit i policisë, teksa në pranga ka përfunduar edhe një 43-vjeçar, pjesë e Repartit Special të RENEA-s. mediat vendase shkruajnë se personi i ndaluar është Altin Morina, shefi i stërvitjes në repartin RENEA
Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fast”, pas raportimeve dhe informacioneve se një punonjës policie po lëvizte me një sasi të madhe parash, me një makinë të markë Audi.
Në sediljen e parë ttë pasagjerit ai thuhet se kishte fshehur rreth 113 mijë euro, lek dhe paund, të cilat u sekuestruan.
*Tibo News