Kapen 110 kg kokainë në një anije në Catania

Mbi 110 kilogramë kokainë e pastër janë kapur në portin e Katanias. Mediat e huaja, bëjnë me dije se droga, e ndarë në 96 blloqe, gjendej në disa kontejnerë me fruta tropikale nga Ekuadori,  në një anije nga Amerika e Jugut. Pas aksionit të Guardia di Finanza, më shumë se 110 kg kokainë me vlerë 12 milionë euro, iu nënshtrua sekuestrimit.

Më pas, droga u analizua edhe nga laboratori kimik ADM, i cili gjeti një përqindje shumë të lartë pastërtie në 80%.