
Kaos nga përmbytjet në disa rajone të Australisë
Autoritetet në Australi iu kanë bërë thirrje banorëve në Uellsin e Ri Jugor të largohen nga shtëpitë e tyre pasi përmbytjet mund të arrjnë në nivelin më të lartë të 70 viteve këtë të premte.
4 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet të cilat nisën të enjten dhe pritet të vazhdojnë edhe përgjatë fundjavës .
Më shumë se 2000 shtëpi u shkatërruan duke u bërë të pabanueshme në zonat e prekura nga përmbytjet ku jetojnë më shumë se 90 mijë banorë.
Kjo është hera e katërt që përmbytjet lokale godasin Australinë brenda këtij viti dhe me sa duket ka edhe probleme në menaxhimin e situatës nga grupet e emergjencave civile .
Një raport i Human Rights Watch tregon se zyrtarët Australian nuk kanë arritur të ndërmarrin hapat e duhur për të ndihmuar popullsinë në zonat e rrezikuara.
Sipas grupit të të drejtave të njeriut thuhet se banorët nuk kanë marrë paralajmërimet dhe mbështetjen e duhur për tu larguar nga shtëpitë e tyre.
Punonjësit e urgjencës kanë trokitur në dyert e banesave për të lajmëruar qytetarët të largohen, megjithatë qeveria nuk ofroi transport për personat e moshuar apo gratë shtatëzëna.
Raporti nga Human Rights Watch thekson se Australia ka një detyrim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të ndihmuar grupet në rrezik kur ata përballen me rrethana ekstreme të motit.
Nga ana tjetër Shërbimi i Urgjencave e ka përshkruar situatën si kaotike pasi po përballeshin me një fluks të madh telefonatash, gjë e cila ka sjellë mosfunksionim të sistemit.
Ngrohja Globale dhe kushtet klimaterike kanë sjellë përkeqësim të situatës së përmbytjeve pasi Australia është një nga prodhuesit kryesor të gazrave serrë dhe karburanteve fosile.
*TiboNews