Kaos në Kuvendin e Shqipërisë

Edhe seanca plenare e kësaj të Enjteje nuk u zhvillua në kushte normale. Njësoj si herën e fundit projektligjet e parashikuara u hodhën për votim, por nuk pati diskutime konstruktive.

Deputetët opozitarë grumbulluan karriget te foltorja e më pas ndezën tymuese. Në mes të kaosit, mazhoranca rrëzoi me 75 vota kundër 6 projektligjet e Partisë Demokratike.

Kryeparlamentarja e mbylli seancën pas 20 minutash.