
Kanye West martohet sapo mbyll divorcin me Kim, ja kush është ‘nusja e re’
Pas shumë muajsh spekulime, tashmë vetë Bianca Censori e ka konfirmuar: Po, jam martuar me Kanye West. Reperi i famshëm 45 vjeçar, ish bashkëshorti i Kim Kardashian është martuar me arkitekten Bianca këtë vit, duke zgjedhur që dasmën ta bëjnë shumë private dhe larg vëmëndjes së mediave. Dasma u bë vetëm dy muaj pasi u finalizuan procedurat e divorcit me Kim.
Bianca u shfaq në TikTok duke biseduar dhe i referohet Kanye si bashkëshorti i saj. Bianca iu bashkua kompanisë së Ye në vitin 2020, por nuk dihet se prej sa kohësh njihen bashkë.
Kanye West ka qenë i martuar me Kim nga viti 2014 deri në nëntor 2022, ku kanë sjellë në jetë 4 fëmijë.