Kancelari gjerman do t’i lërë në punë centralet bërthamorë

Kancelari gjerman Olaf Scholz i dha fund debateve brenda koalicionit të tij trepartiak dhe vendosi që centralet bërthamorë të qëndrojnë në punë gjatë dimrit.

Kancelari mori vendimin që tre termocentralet e mbetura bërthamore të Gjermanisë të qëndrojnë në funksion deri në prill, për të shmangur një krizë të mundshme të energjisë.