Kanadaja sanksion ndaj pajisjeve Huawei dhe ZTE 5G

Kanadaja po planifikon të ndalojë përdorimin e pajisjeve kineze Huawei dhe ZTE Corp 5G për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Në këtë mënyrë i bashkohet pjesës tjetër të rrjetit të ndarjes së inteligjencës “Five Eyes”.

Vendimi erdhi pasi kompanitë e telekomunikacionit në Kanada kanë zgjedhur të përdorin pajisjen 5G të kompanive të tjera.

“Ne synojmë të përjashtojmë Huawei dhe ZTE nga rrjetet tona 5G,” u tha gazetarëve Ministri i Industrisë Francois-Philippe Champagne.

“Ofruesit që tashmë e kanë të instaluar këtë pajisje do t’u kërkohet të ndërpresin përdorimin e saj dhe ta heqin atë sipas planeve që po shpallim sot.”

Champagne shtoi se kompanive do t’u kërkohet të heqin pajisjet e tyre 5G deri në qershor 2024 dhe nuk do të rimbursohen.

Kompanitë që përdorin pajisjet e tyre 4G duhet të hiqen deri në fund të vitit 2027.

Vendimi i pritur nga dita në ditë ishte vonuar mes tensioneve diplomatike me Kinën.

Pjesa tjetër e rrjetit “Five Eyes”, ku bën pjesë edhe SHBA-ja, Britania, Australia dhe Zelanda e Re i kanëndaluar tashmë pajisjet.

Në shtator 2018, Kanadaja njoftoi fillimisht se do të shqyrtonte kërcënimet e mundshme për sigurinë kombëtare në adoptimin e pajisjeve Huawei.

Më pas, në dhjetor të të njëjtit vit, shefi financiar i Huawei, Meng Wanzhou, u arrestua në Kanada me një urdhër të SHBA-së.

Tani tensionet diplomatike midis Kinës dhe Kanadasë janë zbutur disi. Të mërkurën, Kina hoqi një kufizim tre-vjeçar për importet e farës kanolaze kanola.

Kina shprehu kundërshtimin ndaj këtij vendimi. “Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat legjitime të firmave kineze,” thanë zyrtarët e shtetit kinez.

Një zëdhënës i ambasadës së Kinës në Kanada tha se shqetësimet e supozuara të sigurisë ishin një “pretekst për manipulim politik” dhe akuzoi Kanadanë se punon me Shtetet e Bashkuara për të shtypur kompanitë kineze.

ZTE tha në një deklaratë se është në dijeni të vendimit “për keqardhje” të Kanadasë dhe kundërshton këtë njoftim që e cilësoi si “shumë spekulativ”.