
Kanadaja jep $40 mld për të shlyer përndjekjen e indigjenëve
Kanadaja ka vendosur ka vendosur një fond prej $40 miliardësh si dëmshpërblim për përndjekjen që iu bë ndër vite popullsisë indigjene.
Indigjenët janë popullsi autoktone në Kanada përpara periudhës kolonizatore britanike dhe franceze.
Shteti kanadez ka përndjekur popullsinë indigjene të paktën deri në vitin 1996. Autoritetet i ndanë fëmijët indigjinë me forcë nga familjet dhe i detyruan të mos flisnin gjuhën e tyre.
Ata u detyruan të mësonin anglisht dhe frëngjisht.
Në disa raste kisha katolike i detyroi të ktheheshin në të krishterë, teksa pati edhe dhunë ndaj tyre.
Nga viti 1996 indigjenët iu drejtuan sistemit gjyqësor për të kërkuar të drejtat e tyre. Vetëm në vitin 2016 Gjykata e Lartë vendosi drejtësi ndaj diskriminit të tyre.
Shuma dëmshpërblyese do të përdoret për drejtimin nga qeveria për përmirësimin e politikave sociale ndaj indigjenëve.