Kanadaja hap urën e bllokuar

Zyrtarët në Kanada kanë njoftuar se kanë rihapur gjatë mesnatës Urën e Ambasadorit, e cila prej më shumë se një jave qëndroi e bllokuar për shkak të kamionistëve. Ata dolën kundër pajisjes me certifikatë vaksine anti Covid, teksa udhëtonin përmes SHBA-ve.

Rihapja e urës, e cila lidh Windsor, Ontario me Detroitin, rriti shpresat për industritë, veçanërisht prodhimin e automjeteve, të cilat janë ngadalësuar për shkak të trazirave.

Në kryeqytetin kanadez të Otavës, protestat u masivizuan: Qindra kamionistë po hynin në javën e tretë të pushtimit të zonës përreth Kodrës së Parlamentit. Të dielën u raportua se ishte arritur një marrëveshje që shoferët të tërhiqeshin nga disa lagje të banuara gjatë ditëve në vijim.

Protestuesit dhe mbështetësit e tyre e kaluan fundjavën duke bllokuar rrugët e Otavës me festa, zjarre etj. Njerëzit mbushën dyqanet dhe lokalet pa maska, duke shkelur rregullat lokale të koronavirusit, dhe i shpërndanë kamionistët e vendosur në automjetet e tyre me para dhe dhurata që i hodhën nëpër dritare.