Kamza mbyll votimin, pritet të dalë shpejt rezultati
Në bashkinë e Kamzës është mbyllur procesi i votimit elektronik, ku deri në orën 18:00 kanë votuar 25226 qytetarë, nga 60234 zgjedhës në total, sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në këtë bashki rezultati mund të dalë shumë shpejt, brenda mbrëmjes së sotme duke qenë se votimi është kryer elektronikisht.
Kujtojmë se votimi elektronik është votuar edhe në qarqet Elbasan dhe Vorë. Rezultati në këto qarqe do të japë edhe një pasqyre se për kë kanë votuar dhe mbështetur qytetarët.