
Kampionia Shqiptare e bodybuilding, Xhenis Rama: 15 vite si trajnere shtysa për të vijuar më tej
Xhenis Rama është trajnere personale dhe e apasionuar pas bodybuilding, disiplinë që e ka bërë atë të jetë fituese e disa çmimeve. Pjesën më të madhe të kohës së saj Xhenis ia dedikon kësaj disiplinë në mënyrë që të jetë në të ardhme një nga më të suksesshmet e këtij sporti. Ndërsa tregoi se ka 15 vite që merret me akivitet fizik dhe kjo ishte shtysa kryesore që filloi edhe këtë sport.
https://youtu.be/HIakhML4vsQ
25 sportistë nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në kampionatin e 5 kombëtar të bodybuilding në Gjirokastër, ndërsa risi e këtij kampionati ishte pjesëmarrja për herë të parë e një vazje në kategorinë e bikini fitnes, Xhenis Rama. Kjo pjesëmarrje do ta bënte atë edhe fituese të një kupe.
Bodybuilding është një disiplinë që konsiston në zhvillimin e muskujve për qëllime estetike. Aftësitë e ndërtimit të trupit konsistojnë në atletët që tregojnë trupat e tyre gjatë një koreografie të pozave, ndërsa ky sport kërkon edhe një impenjim përgjatë çdo dite. Xhenis tregon se stërvitet pothuajse çdo ditë përreth një orë.