
“Kampioni i Tokës”
David Attenborough është emëruar Kampion i Tokës nga Programi i Mjedisit i OKB-së (UNEP).
Çmimi vjen si shpërblim për përkushtimin e ambientalistit, dhe dëshirën për të treguar histori rreth botës natyrore dhe paralajmërimeve të rrezikut që vjen nga ndryshimet klimatike.
95 vjeçari britanik është i njohur në të gjithë botën dhe shumë e kanë parë në dokumentare për biodiversitetin prej dekadash. Dokumentarët e tij kanë rezistuar për më shumë se 50 vite.
Vitet e fundit, apeli i tij për politikanët dhe qeveritë në pushtet ka qenë më i shpeshtë se kurrë më parë. Ai iu ka kërkuar të bëhet gjithçka për të mbrojtur planetin, duke paralajmëruar ndryshimin e klimës dhe zhdukjen masive të specieve në tokë.
Përpara samitit të klimës të vitit të kaluar në Glasgow, David bëri thirrje për ‘veprim të guximshëm’ dhe mbështetje për komunitetet lokale dhe pronarët e tokave, në mënyrë që ata të mund të punojnë për të shtuar biodiversitetin.
“Pesëdhjetë vjet më parë, balenat ishin në prag të zhdukjes në mbarë botën. Më pas njerëzit u mblodhën, reaguan, u unifikuan dhe tani ka më shumë balena në det sesa ka parë ndonjë qenie njerëzore e gjallë. Ne e dimë se cilat janë problemet dhe dimë si t’i zgjidhim ato. Gjithçka që na mungon është veprimi në unison’.
Drejtoresha ekzekutive e Programit të Mjedisit të OKB-së, Inger Anderson, i bëri homazhe David, duke thënë se dokumentarët e tij kishin frymëzuar njerëz të panumërt që t’i kushtonin më shumë vëmendje botës përreth tyre.
Dokumentari më i fundit i David shkon përtej zhdukjes masive dhe eksplorimit të botës së dinosaurëve.
Prehistoric Planet përdor teknologjinë më të fundit dhe kërkimin shkencor për ti njohur më shumë njerëzit me botën e lashtë.
*Tibo News.