Kamionët Tesla gati për t’u hedhur në rrugë në muajin dhjetor

Kamionët elektrikë të Teslës më në fund mund të jenë gati të dalin nga linja e prodhimit.

Elon Musk thotë se modelet e para të kamionëve të quajtur Semi do t’i dorëzohen kompanisë Pepsi më 1 dhjetor.

Ai fillimisht kishte thënë se automjetet e mëdha që do të përdoren për transport do të hynin në prodhim në vitin 2019.

Por data u shty në mënyrë të përsëritur disa herë për shkak të mungesës së pjesëve në fabrika.

Musk thotë se kamionët Tesla do të kenë mundësi të përshkojnë një distancë prej rreth 800 kilometra.

Ata do të kushtojnë rreth 180,000 dollarë secili, por që kualifikohen për një subvencionim tatimor prej 40,000 dollarë.

PepsiCo porositi 100 kamionë Semi gjatë vitit 2017, si pjesë e masave për të ulur emetimet.

Ajo ka thënë se do t’i përdorë këto kamionë për të transportuar ushqime dhe pije mes qendrave të prodhimit dhe shpërndarjes, si dhe te shitësit.

Pepsi nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm mbi premtimin e Musk për një debutim të këtij modeli në rrugë gjatë muajit dhjetor, por që kësaj here premtimi duket më i besueshëm.

*Tibo News.