
‘Kam abortuar 9 fëmijë’
Sharon Stone ka treguar se ka abortuar nëntë fëmijë përgjatë viteve.
Aktorja 64 vjeçare e cila është nënë e tre djemve të birësuar; Roan, 22, Laird, 17 dhe Quinn 16 vjeç ka postuar një koment në faqen në Instagram të revistës People.
Ajo shprehet kështu: “Ne si gra nuk kemi një forum ku të mund të flasim dhe të diskutojmë për këto lloj humbjesh të dhimbshme. Unë kam abortuar 9 fëmijë. Nuk është gjë e vogël, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Është diçka që zakonisht përjetohet në fshehtësi dhe ka një ndjesi dështimi që të shoqëron”.
Sharon Stone ka treguar gjithashtu se një nga shtatzënitë ka zgjatur deri në muajin e gjashtë. Ajo ka përjetuar dhimbje të lindjes për 36 orë, dhe duke e ditur se po lindte një fëmijë që nuk mund të mbijetonte.
Kjo ishte dhe hera e fundit që aktorja tentoi të sillte në jetë një fëmijë të saj.
Nisur nga vuajtjet me abortet, aktorja vendosi të birësonte tre fëmijë.
*Tibo News