Kalon ligji për kanabisin mjekësor, do e gjeni kollaj edhe në farmaci

Presidenca “kalon në heshtje” ligjin për kanabisin mjekësor si dhe studentët e mjekësisë.

Bajram Begaj ka kaluar pa dekret dy ligjet e miratuara në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së fundit plenare.

Bëhet fjalë për ligjin që i hap rrugë legalizimit të kanabisit për qëllime (rekreative) mjekësore si dhe ligjit që u ofron lehtësira studentëve të Mjekësisë, por nëse ata pranojnë të japin kontributin e tyre si mjekë në vendin tonë për 5 vite pasi përfundojnë studimet. Kjo finalizohet përmes një kontrate.