
Kabllo nënujore për internetin, Google investon në Afrikë
Një kabllo nënujore në pronësi të Google mbërriti në Togo të Afrikës me premtimin se do të dyfishojë shpejtësinë e internetit për miliona njerëz.
Google në një deklaratë se Kablloja “Equiano”, e para e këtij lloji që arrin në Afrikë, ka dalë nga Portugalia dhe do të dyfishojë shpejtësinë e internetit për tetë milionë banorët e Togos.
Kjo mund të jetë ogur i mirë për një rajon ku përdorimi i internetit po rritet me shpejtësi, por ku rrjetet shpesh janë shumë të ngadalta dhe janë një pengesë për zhvillimin ekonomik.
Linja pritet të nisë funksionimin në fund të vitit.
Afrika Sub-Sahariane është rajoni më pak i lidhur në botë, me rreth një të katërtën e popullsisë që ende i mungon mbulimi i gjerë celular krahasuar me 7 përqind në nivel global.
Shumica e vendeve në Afrikën Perëndimore janë në fund të renditjes globale të Bankës Botërore për qasjen e internetit.
Togo do të jetë e para që do të përfitojë. Kablloja pritet të ulë çmimet e internetit me 14 për qind deri në vitin 2025, sipas një vlerësimi Genesis Analytics të porositur nga Google.
Google tha se kablloja do të krijojë në mënyrë indirekte 37,000 vende pune në Togo deri në vitin 2025 dhe do të rrisë prodhimin e brendshëm bruto me 193 milionë dollarë.