Justin Timberlake “ëmbëlson” rrjetin me dedikimin për partneren

Justin Timberlake duket se vendosi të na emociononte të gjithëve me postimin në rrjetet sociale dedikuar gruas së tij, aktores Jessica Biel për ditëlindje.

Ylli i Candy mbushi 41 vjeç. Për të festuar, bashkëshorti i saj, fitues i çmimit Grammy postoi në Instagram me foto me dhe gruan e tij, duke e quajtur atë një “ëndërr të një partneri”.

Timberlake shkroi, “Më lejoni t’ju tregoj për këtë njeri… Ajo është ëndrra më e keqe, më e këndshme, më e mrekullueshme e një partneri që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë. Dhe sot është ditëlindja e saj! Jam shumë i lumtur që ke lindur, dashuria ime. Dhe, unë jam shumë me fat që ti po zgjedh të bësh këtë gjë që quhet jetë me mua. Të dua deri në hënë dhe mbrapsht —Huz”

Timberlake dhe Biel janë të martuar prej 10 vitesh. Çifti ka dy djem Silas, 7 vjeç dhe Phineas, 2.