Justin Bieber anulon sërish turin botëror

Kohë më parë ylli i njohur kanadez, Justin Bieber u detyrua të anulonte shfaqjet e tij muzikore, shkak vuajtja nga sindroma Ramsay Hunt, e cila shkakton paralizën e fytyrës. Kjo lloj sindrome shoqërohej me dhimbje veshi dhe mund të përfshijë edhe humbjen e dëgjimit si dhe marramendjen.

Justin postoi një video në rrjetin e tij social “Instagram”, ku me keqardhje lajmëronte fansat se turi botëror ishte anuluar për shkak të sindromës Ramsay Hunt, e cila sillte paralizën e fytyrës.

Për fat të keq situata po përsëritët situata, pasi pak javë para rifillimit të turit botëror “Justice”, Justin lajmëroi se duhet të bëjë pushim nga ky tur pasi nuk është shëruar plotësisht dhe se i duhet ende kohë për të rimarrë veten.

“Në fillim të këtij viti, tregova publikisht betejën time me sindromën Ramsay Hunt, e cila më paralizoi pjesërisht fytyrën. Si rezultat i sëmundjes, nuk munda ta përfundoja turin “Justice” në Amerikën Veriore. Pas pushimit dhe konsultimit me mjekët, familjen dhe ekipin, shkova në Europë dhe u përpoqa të vijoja me turin. Performova 6 shfaqje live, por kjo më dëmtoi shumë”, tha artisti kanadez.

Gjithashtu tregoi se fundjavën e kaluar ishte në Brazil për të performuar, por kjo e lodhi dhe stërmundoi, ndaj tani do të trajtojë shëndetin e tij si superioritet.

“Do të marr një pushim nga turi. Do të bëhem mirë, por më duhet edhe pushimi për t’u përmirësuar”, tha Justin, duke e theksuar faktin se është shumë krenar për 6 shfaqjet që arriti të performonte si dhe se është mirënjohës për dashurinë, lutjet dhe mbështetjen që vazhdon të marrë nga fansat e tij në këtë periudhë të vështirë.