
Julio Imeri, shqiptari që mahniti jurinë e “The Voice of Greece”
Xhulio Imeri, i njohur në rrjetet sociale për coverat e tij dhe performancat si street artist vjen në një intervistë për Tibo News për të rrëfyer më tepër mbi eksperiencën e tij të fundit në “The voice of Greece”.
I riu nga Gjirokastra tregon sesi u përzgjodh për të marrë pjesë në këtë kompeticion dhe emocionet e para të ngjitjes në skenë.
Xhulio jeton në Greqi prej një viti tashmë dhe tregon se rikthimi në Shqipëri nuk është në planet e tij.
Megjithatë ai kërkon të jap një kontribut në muzikën shqiptare dhe rrëfen se industria greke e muzikës nuk është synimi i tij.
Këngëtari rrëfeu se puna me të cilën ai jeton janë performancat e tij që jep për publikun në rrugë, të njohura ndryshe si Street Art.
Sipas tij, kënaqësia më e madhe për një artist është që të jetojë me artin e tij pranë publikut.
Që pas debutimit të tij në “The Voice of Greece” media të ndryshme në Shqipëri janë interesuar nëse artisti është ndjerë i paragjykuar në vendin fqinjë.
Mes titujve dezinformues, Xhulio Imeri shprehet se arti nuk i ndan kombet dhe se muzika është një gjuhë universale.