
Jude Law baba për herë të shtatë
Jude Law sërish baba, duke u bërë kështu babai i shtatë fëmijëve me katër nëna. Lajmi është bërë i ditur nga fotografitë e publikuara nga “The sun”.
Jude zbuloi lajmin e bukur se ai u bë baba për herë të gjashtë në dhjetor 2020 gjatë një interviste me Jimmy Fallon në The Tonight Show.
Aktori tha që atëherë së për të është vërtet e mrekullueshme të pasurit një familje të madhe.
Para lindjes së fëmijës së tij të gjashtë, Jude tha se do të ishte ‘absolutisht’ i hapur për të pasur më shumë pasardhës.
Aktori i talentuar tha: “Më pëlqen, kështu që, absolutisht, pse jo? Jam shumë me fat që jam i lidhur me dikë që jam marrëzisht i dashuruar…”