Ju pëlqejnë filmat horror? Ja çfarë thotë shkenca për ju

Keni dëshirë të shikoni filma horror? Nga ata filma që ju bëjnë të dridheni nga firka dhe nga çdo tingull i mundshëm në shtëpi, atëhërë ju i përkinsi njerëzve që tërhiqen nga frika.

Ajo që na habit së tepërmi sipas një studimi është se njerëzit që priren të shohin thirller kanë imunitet më të fortë se të tjerët që nuk i preferojnë.

Më konkretisht, si pjesë e një studimi të Universitetit të Coventry , pjesëmarrësve iu kërkua të dhuronin gjak përpara, gjatë dhe pas shikimit të një filmi thriller. Analiza e mostrave tregoi se nivelet e qelizave të bardha të gjakut u rritën gjatë filmit.

Sipas studimit, gjatë shikimit të një filmi thriller, aktivizohet reagimi psikologjik “luftoni ose fluturoni”, duke rezultuar në një rritje të mprehtë të adrenalinës. Me pak fjalë, rreziku që ndjejmë imiton në mënyrë të përsosur frikën që përjetojmë në rreziqet e jetës reale.

Adrenalina është ajo që mobilizon sistemin tonë imunitar dhe funksionon pa të meta. Pra, kjo është një arsye tjetër për të parë filmat tanë të preferuar që i përkasin këtij lloj zhaneri.