Jolie përkrah ligjin kundër dhunës ndaj grave

Fajlimi i aktores Angelina Jolie në Dhomën e Kongresit Amerikan:

“Duke qëndruar këtu, në qendër të pushtetit të kombit tonë më vijnë ndërmend vetëm ata që janë detyruar të ndihen të pafuqishëm.

Arsyeja se përse shumë njerëz vuajnë dhe nuk i shmangen situatave abuzive është se ata janë detyruar të ndihen të pavlerë. Kur ka heshtje nga një Kongres shumë të zënë për të miratuar ligjin kundër dhunës ndaj grave… kjo përforcon ndjesinë e së pavlerës. Ti mendon ‘Mbase abuzuesi im ka të drejtë, mbase jam e pavlerë!’ Prandaj miratimi i këtij ligji është një nga aktet më të rëndësishme për senatorët amerikanë këtë vit. E vërteta e shëmtuar është se në vendin tonë dhuna në shtëpi është normalizuar. Si një e mbijetuar e abuzimeve, e di shumë mirë se viktimave të sistemit tonë të dështuar nuk u lejohet zemërimi, të duhet të jesh e qetë dhe e duruar dhe t’i kërkosh me mirësjellje, por pa përpiqu të jesh e qetë, kur të duket sikur dikush po të mban kokën nën ujë dhe je duke u mbytur, përpiqu të jesh e qetë teksa je dëshmitar i dhunës ndaj dikujt që ti e ke të përzemërt, përpiqu të jesh e qetë kur pasi je mbytur ke gjetur kurajën për të bërë përpara, zbulon se shanset për ta dëshmuar abuzimin janë humbur sepse askush nuk i ka parashikuar ndryshimet e shenjave në lëkurën me ngjyrë dhe ndërkohë dështojnë të kontrollojnë si duhet për shenja lëndimesh.

Mbi të gjitha dua të theksoj rastet e atyre fëmijëve që janë të terrorizuar dhe që po vuajnë në këto momente dhe rastet e shumë njerëzve ndaj të cilët ky projekt-ligj vjen shumë vonë, gratë që kanë vuajtur përballë këtij sistemi, me pak ose aspak mbështetje, të cilat mbajnë ende dhimbjen dhe traumën e abuzimeve të tyre të rinjtë që i kanë mbijetuar abuzimeve dhe kanë rezultuar më të fortë dhe kjo jo prej sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, por përkundër tij… dhe gra e fëmijë që kanë vdekur, por që mund të ishin shpëtuar.”