“Joker” plot surpriza, Lady Gaga me rol kryesor

Lajmi i rikthimit të “Joker” po sjell me vete Lady Gaga-n e cila pritet të luajë rolin e Harley Quinn përballë Joaquin Phoenix.

 

Regjisori Todd Phillips së fundmi konfirmoi në rrjetet sociale se kishte gati një skenar pune për prodhimin e ‘Joker 2”.

Vazhdimi i filmit që debutoi në vitin 2019 raportohet të jetë një muzikal.

Titulli i projektit të ri nga Joker do të jetë “Folie à deux”.

Titulli i referohet një termi mjekësor për një çrregullim mendor identik ose të ngjashëm që prek dy ose më shumë individë, zakonisht anëtarë të së njëjtës familje.

 

Sipas burimeve, roli i Gaga-s po mbahet i fshehtë, por supozohet të jetë Harley Quinn, e dashura e Joker-it, e cila aktualisht luhet nga Margot Robbie.