Johnson rifiton votëbesimin e konservatorëve me 211 vota

Boris Johnson i ka mbijetuar votëbesimit të deputetëve konservatorë, por pësoi një rebelim më të madh se të Theresa May.

Rreth 211 deputetë votuan për kryeministrin Johnson, krahasuar me 148 vota kundër.

Ai kishte nevojë për një shumicë të thjeshtë, 180 vota ose më shumë, për të vazhduar detyrën.

Rezultati do të thotë se 59% e deputetëve konservatorë mbështetën zotin Johnson, me 41% që votuan kundër tij.

Kryeministri tani është imun ndaj një sfide tjetër lidershipi për 12 muaj, sipas rregullave aktuale të Partisë Konservatore, por rezultati do të dëmtojë rëndë udhëheqjen e tij.