Johnson nuk do të garojë për kreun e Partisë Konservatore

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se nuk do të garojë për të marrë udhëheqjen e Partisë Konservatore. Ai thotë se pavarësisht se ka pasur mbështetjen e deputetëve për të kandiduar, kishte arritur në përfundimin se kjo nuk do të ishte gjëja e duhur për të bërë.

Johnson u shpreh se nuk mund të qeverisësh në mënyrë efektive, nëse nuk ke një parti të bashkuar në Parlament.