Johnson & Johnson po kërkon të mbyllë skandalin me para?

Kompania Johnson & Johnson ka propozuar të paguajë rreth 9 miliardë dollarë për të zgjidhur mijëra procese gjyqësore me të cilat po përballet në Amerikën e Veriut, pas akuzave se produktet e versionit pluhur, si pudra për fëmijët dhe produkte të tjera të ngjashme shkaktojnë kancer.

Kompania e produkteve të kujdesit, ka reaguar duke thënë se pretendimet janë të çuditshme, por shpreson se oferta e re e zgjidhjes do të ndihmojë në përfundimin e betejës ligjore.

Shuma 9 miliardë dollarë është shtuar pasi më parë shuma e propozuar ishte më e vogël.

Dhe duket se oferta e re ka pasur mbështetje të konsiderueshme nga njerëzit e lidhur me rastin.

Konkretisht, kompania po përballet me më shumë se 40,000 padi nga ish-klientë të cilët thonë se përdorimi i produktit me bazë pudre për fëmijët shkaktoi kancer, duke përfshirë disa që pretendojnë se produkti përmbante ‘asbest’ e cila lidhet me kancerin.

Kompania ndaloi shitjet në SHBA për pudrën e bebeve në vitin 2020, duke përmendur “dezinformatat” që kishin ulur kërkesën për produktin, të aplikuar për të parandaluar skuqjen e nga pelenat dhe për përdorime të tjera kozmetike, duke përfshirë shampon-pluhur. Vitin e kaluar, ajo njoftoi planet për t’i dhënë fund shitjeve globalisht.

Para këtij vendimi, kompania shiti produktin për gati 130 vjet. Ajo vazhdon të shesë një version të produktit që përmban niseshte misri.

Kompania është përpjekur të zgjidhë paditë që nga viti 2021, pasi ka krijuar një filial përgjegjës për pretendimet.

Por përpjekjet e saj u minuan pasi një vendim i mëparshëm i gjykatës zbuloi se filiali nuk ishte në vështirësi financiare dhe nuk mund të përdorte sistemin për të zgjidhur paditë.

Kompania vazhdon të besojë se këto pretendime janë të rreme dhe nuk kanë vlerë shkencore.

Zgjidhja e këtyre rasteve në sistemin e dëmshpërblimit të vetë kompanisë do të merrte dekada dhe do të impononte kosto të konsiderueshme për sistemin, ku shumica e pretenduesve nuk marrin kurrë asnjë kompensim.

Johnson & Johnson tha se kishte fituar shumicën e rasteve të padive. Por ajo ka ngecur me disa humbje të konsiderueshme, duke përfshirë një vendim në të cilin 22 grave iu dha një gjykim me të drejtë, me një dëmshpërblim prej më shumë se 2 miliardë dollarësh.

*Tibo News