Johnny Depp mes emocionesh dhe lotësh…

Johnny Depp u pushtua nga emocionet pasi debutoi filmin e tij të ri, Jeanne du Barry, në Festivalin e Filmit në Kanë, ku mori ovacione të jashtëzakonshme.

Ish-aktori i ‘Pirates of the Caribbean’ u rikthye në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme, duke u ngjitur në tapetin e kuq për premierën e filmit të ri ku ai luan mbretin Louis XV.

Është shfaqja e parë publike që nga gjyqi shumë i komentuar, për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard verën e kaluar.

Pas shfaqjes së Jeanne du Barry në Kanë të martën, Depp, 59 vjeç, u duartrokit prej shtatë minutash nga publiku dhe në një moment u duk se u përlot dhe fshiu sytë. Ai u pa gjithashtu duke përqafuar regjisoren e filmit Maiwenn.

Aktori i cili luan personazhin titullar, doli në skenë për t’iu drejtuar publikut dhe tha: ‘Dua ta ndaj këtë moment me të dashurën time, me producenten time, me Le Pacte.

Organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë janë përballur me reagime në rritje për shfaqjen e filmit, në dritën e gjyqit të diskutueshëm mes Depp dhe Heard. Ish-çifti e kundërshtoi atë në gjykatë pasi Depp pretendoi se një artikull i Heard shkruar për The Washington Post në 2018 sugjeroi se ai ishte fizikisht dhe emocionalisht abuzues ndaj saj, pavarësisht se pjesa nuk e përmendte emrin e tij.

Një juri zbuloi se artikulli shpif mbi Depp dhe ai fitoi 15 milionë dollarë dëmshpërblim, ndërsa vetëm një nga tre pretendimet kundër padive të Heard ishte e suksesshme dhe asaj iu dha 2 milionë dollarë.

Shefi i festivalit, Thierry Fremaux adresoi pretendimet se industria do të ‘bëjë gjithçka për të mbrojtur shefat e saj përdhunues’.

Aktorja Adele Haenel pohoi se industria ‘hesht’ mbi këdo që bën akuza kundër të’ brendshmëve’, duke thënë: ‘Ata i shqetëson fakti që viktimat bëjnë shumë zhurmë’.

Duke folur në një konferencë shtypi përpara natës së hapjes së festivalit, Fremaux tha: “Adele nuk e mendoi këtë kur erdhi në Kanë, përveç nëse vuan nga çmenduria”.