Johnny Deep me një rikthim në “Pirates of the Caribbean”?

Jerry Bruckheimer, producenti i “Pirates of the Caribbean”, gjatë një interviste për  “The Sunday Times” ka folur mundësitë e rikthimit të Johnny Depp.

Bruckheimer tani është duke punuar në dy filma të tjerë, e teksa u pyet nëse Depp do të kthehet, Bruckheimer thjesht tha:

 

“Jo, të paktën në këtë pikë ku jemi. Sa i përket të ardhmes, nuk është vendosur ende asgjë”

Depp luajti kapitenin Jack Sparrow në pesë filma “Pirates of the Caribbean”.

Ai dëshmoi në prill se mësoi për shkarkimin e tij nga ekskluziviteti disa ditë pasi u publikua shkrimi i Heard.

Depp dëshmoi se kishte plane t’i jepte personazhit të tij ikonë, Kapiten Jack Sparrow, një “lamtumirë të duhur” përpara se të hiqej.

 

Ndërkohë, Jerry Bruckheimer konfirmoi se është në bisedime me Margot Robbie për të qenë në një nga dy skenarët e “Pirates of the Caribbean’” që janë aktualisht në zhvillim.