
Johnny Deep mbyll përfundimisht mundësitë e një kthimi në “Pirates of the Caribbean”
Një nga personifikimet e Johnny Deep është kapiteni Jack Sparrow në “Pirates of the Caribbean”, vend ky ku aktori fitoi shumë zemra.
Prej kohësh pritej një rikthim i tij në po të njëjtin vend, por ishte pikërisht Deep që konfirmoi se nuk do të kthehet në “Pirates of the Caribbean”
Kishin qarkulluar disa thashetheme se ai mund të ishte sërish pjesë, por zëdhënësi i tij i mohoi të gjitha këto.
Burimi nga nisën këto thashetheme ishin nga PopTopic, me pretendimin se ishin vënë në lojë 301 milionë dollarë vetëm për rikthimin e tij.
Në fakt një shumë e tillë duket e jashtëzakonshme dhe jo aq reale për një buxhet filmi, pavarësisht llojit të projektit.
Aktorin shumë të dashur, për herë të fundit e kemi parë në “Pirates of the Caribbean” në vitin 2017.
Nga ajo kohë, fansat vazhdojnë e kërkojnë dhe duket se nuk arrijnë të pranojnë dot faktin se nuk do të ketë një rikthim.
Ata kanë hapur një peticion online për rikthimin e tij në “Pirates of the Caribbean”, i cili tashmë mban 875,000 nënshkrime.
Pavarësisht kësaj, Johny Deep duket se e ka ndarë mendjen dhe nuk do të ndryshojë qëndrimin e treguar.