Joe Biden sërish habit me gjestin ndaj kësaj vogëlusheje

Presidenti Biden edhe njëherë shfaqet duke bërë një sjellje që për të shumtë është e pazakontë. Ose më saktë një sjellje ndaj një fëmije tepër tê dyshimtë.

Presidenti amerikan Joe Biden, 80 vjeç, po i thoshte lamtumirën stafit të ambasadës amerikane dhe familjeve të tyre në Aeroportin Ndërkombëtar Helsinki-Vantaan në Finlandë, kur u ndal para një nëne dhe të bijës së saj.

Ai u afrua pranë vajzës së vogël, e veshur me një fustan rozë të ndezur në krahët e nënës së saj dhe bën gjeste sikur do e gëlltisë disa herë në shpatullën e saj.

Vajza e vogël e sheh Biden si e bezdisur, ndërsa ai qëndroi afër dhe bëri fytyra qesharake ndaj saj.

Ndërsa presidenti dëshironte t’i jepte një puthje, vogëlushja u tërhoq në mënyrë dramatike ndërsa nëna e saj filmoi të gjithë skenën.

Videoja u përhap në Twitter të premten, me një përdorues që e quajti atë “momentin më të frikshëm të Bidenit me një fëmijë”.

Në një intervistë në vitin 2019, Biden tha se ai gjithmonë përpiqej të krijonte një “lidhje njerëzore” kudo që shkonte, por pranoi se ndonjëherë gjestet e tij i bënin njerëzit të mos ndiheshin rehat. A kemi të bëjmë me një problem të Biden këtu apo thjesht Scoop radhe?