
Joe Biden viziton kufirin me Meksikën
Presidenti Amerikan Joe Biden ka udhëtuar për herë të parë që pas marrjes së mandatit të tij pranë kufirit me Meksikën.
Ai zgjodhi të shihte personalisht situatën nga afër pas ngritjes së shqetësimeve mbi çështjet e emigrantëve teksa kohëve të fundit numri i tyre është rritur.
Përgjatë muajit të shkuar Kryebashkiaku demokrat shpalli gjendjen e jashtëzakonshme teksa rrugëve flinin me qindra emigrantë në temperatura të ftohta.
Me mijëra persona u ndaluan nga forcat policore që të kalonin kufirin në mënyrë ilegale.
Biden foli përgjatë vizitës së tij me oficerë të doganave dhe mbrojtjes së kufirit teksa pa nga afër edhe kampet e emigrantëve.
Kjo vizitë e tij tregoi qartë se nuk do të ketë politika të reja për çështjen e emigrantëve dhe riafirmoi edhe njëherë se Biden do të vijojë të forcojë masat e marra nga forcat policore pranë kufirit.
Presidenti Amerikan i dërgoi Kongresit një plan të reformës së imigracionit në ditën e tij të parë në detyrë dy vjet më parë.
Megjithatë plani nuk ka avancuar për shkak të kundërshtimit nga republikanët, të cilët gjithashtu bllokuan kërkesën e tij për 3.5 miliardë dollarë për të forcuar zbatimin e kufijve.
*TiboNews