Jo të gjithë pensionistët e punësuar do përfitojnë nga kontributet

Në bazë të anketës së ndërmarrë në kuadër të Këshillimit Kombëtar, qytetarët miratuan pyetjen e adresuar nga Qeveria Shqiptare nëse duheshin përjashtuar nga pagesa e kontributeve shoqërore pensionistët që vijojnë të punojnë.

Por, propozimi i Ministrisë së Financave nuk përjashton të gjithë pensionistët e punësuar nga pagesa e këtyre kontributeve.

Propozimi i hedhur për konsultim publik përjashton vetëm kategorinë e vetëpunësuar në një sipërmarrje private, ose e thënë më thjesht pensionistët që kanë një biznes të tyrin dhe ku punojnë edhe vetë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit të kaluar ishin gati 55 mijë pensionistë të regjistruar në skemën e kontributeve shoqërore, nga këto përllogariten rreth 20 mijë si sipërmarrës.

*Tibo News