“Jo më varreza makinash në rrugë se prishin imazhin e Shqipërisë”

Policia e Shtetit dhe IKMT janë zhvendosur në aksin Elbasan-Qafë Thanë për shkak të largimit të varrezave të makinave nga rrugët kryesore dhe dytësore. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndoqi aksionin nga afër ku tha se është e rëndësishme për vendin në këtë fazë të zhvillimit, pasi ka të bëjë me imazhin që përcillet në sytë e turistëve.

Ministri Balla tha se ligji nuk e lejon vendgrumbullimin e mjeteve të përdorura.

“Ligji nuk lejon vendgrumbullimin e mjeteve të përdorura, pjesë këmbimi apo mjete jashtë përdorimit, kështu që në këtë aspekt duhet marrë masa”.

 Ministri iu kërkoi edhe bizneset që të jenë të mirëkuptueshëm dhe që vullnetarisht ti largojnë nga rrugët.