‘Jo më ujëra të ndotur në bregdet’

Ka nisur instalimi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura në zonat bregdetare. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ishte e pranishme teksa bëri inspektime në një prej hoteleve në zonën e Kunes të Shëngjinit ku tha se ajo që synohet që të arrihet është klasifikimi në nivelin e 95% të ujërave larës me cilësi të “shkëlqyer”.

Balluku tha:

“Është bërë një punë bindëse me të gjithë grupet e interesit pasi është në të mirën e tyre. Nga Agjencia Europiane e Mjedisit për Trajtimin e Ujërave Larës ne jemi konsideruar një vend me 67.5% ujëra të nivelit të “shkëlqyer”. Në ndërkohë synimi i Qeverisë Shqiptare është që të arrijmë në 95% me një kriter të “shkëlqyer”, kështu që e gjithë kjo punë ka nisur para këtij sezoni dhe mendojmë që tashmë hotelierët janë të qartë se kjo nuk është një kërkesë e pabazuar. Kjo është një kërkesë e domosdoshme pasi me para trajtimin e ujërave sigurisht brigjet ku janë vendosur këto njësi hotelerie do të qëndrojnë të pastra”.

Në zonat që mbajnë peshën më të madhe turistike, si Lezhë, Durrës, Vlorë e Sarandë, do të jetë edhe fokusi më i madh i monitorimit të task forcës.