
Jo më dollarë fizik, urdhri që kërkon të ndryshojë dollarin
Presidenti i Amerikës Joe Biden ka urdhëruar agjencitë qeveritare për krijimin e një dollari amerikan dixhital.
Biden tha se SHBA do të përpiqet të nis me urgjencë kërkimet në opsionet e mundshme të vendosjes së një monedhe dixhitale.
Sipas urdhrit të publikuar monedhë dixhitale e bankës qendrore mund të ketë potencialin për të mbështetur transaksione efikase dhe me kosto të ulët.
Mark Sobel, një ish-zyrtar i thesarit tha se urdhri është një zhvillim i mirëpritur në përgatitjen e SHBA-së për atë që ai e quajti “të ardhmen e parave”.
Qeveritë dhe investitorët në mbarë botën mbështeten në monedhën e gjelbër amerikane. Dollari është gjithashtu qendror për tregtinë, duke përfshirë edhe tregun global të naftës.