
Jo 20 vjeç. Kjo është periudha dhe mosha ku njerëzit ndihen më të lumtur
Gjëra të mira ju presin, dhe lumtura do të arrijë kulmin mes moshës 30 deri në 34 vjeç.
Këtë ka zbuluar një studim i ri, që tregon moshën ku ne e ndjejmë më shumë lumturinë, dhe është pikërisht kjo grupmoshë ku shumë njerëz kanë frikë ‘të shijojnë’ momentin, dhe nëse e lë veten pa këtë ndjesi, do të kuptohet më shumë lumturia.
Për shumë njerëz mosha 30 deri në 35 është më i ngarkuar, shumë kanë frikë, dhe shumë ndihen në ankth për të ardhmen. Por studiuesit thonë se nëse kjo moshë përqafohet, do të jetë çelësi i lumturisë.
Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi pyetën njerëzit mbi 50 vjeç në 13 vende evropiane se kur u ndjenë më të lumtur, më të kënaqur dhe më të plotësuar në jetën e tyre.
Është pikërisht ndjenja që ne të gjithë po përpiqemi të ndjekim dhe lajmi i mirë është se kjo përvojë e lumturisë nuk shteron në moshën 35 vjeçare.
Begona Alvarez, e cila drejtoi studimin tregon: “Unë konstatoj se probabiliteti për të arritur periudhën më të lumtur në jetë evoluon sistematikisht me moshën. Probabiliteti rritet ndjeshëm nga fëmijëria deri në moshën 30-34 vjeç, kur arrin maksimumin dhe kjo është e vërtetë”.
*Tibo News