J&J në mungesë të shitjes së vaksinave anti-Covid

Kompania Johnson & Johnson ka deklaruar se nuk mund të bëjë një parashikim për shitjet e vaksinës, pasi hezitimi për të bërë vaksinën në vendet me të ardhura të ulëta, shoqëruar me kërkesën e ulët në këto vende, ka çuar në teprica të ofertës.

Kompania kishte parashikuar më herët deri në 3.5 miliardë dollarë shitje të vaksinave me një dozë të vetme në vitin 2022. Dikur kjo vaksinë konsiderohej si një mjet me rëndësi për procesin e vaksinimit në zonat e vështira për t’u arritur.

J&J gjithashtu ka ulur dy skajet e parashikimit të fitimit të saj të plotë me 25 cent dhe tani pret të fitojë10,15 deri në 10,35 dollarë për dozë.

Kompania fajëson luhatjet e monedhës dhe jo vetë çështjet themelore të biznesit për uljen e fitimeve. Ajo ka rritur dividentin me 6.6% dhe aksionet me 4%.

Vaksina është lidhur në raste të rralla me mpiksjen e gjakut, dhe pa patur problematika gjatë muajve të pandemisë rreth prodhimit dhe efikasitetit.

J&J përbën gati 3% të të gjitha dozave të administruara në Shtetet e Bashkuara dhe afërsisht 2% të dozave në Evropë.

Drejtuesit e kompanisë thanë se mungesa e pranimit në vendet me të ardhura më të ulëta po dëmtonte gjithashtu shitjet e vaksinave. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendet më të varfra kanë kërkuar doza të pamjaftueshme për të përmbushur objektivin për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë së tyre deri në mes të vitit.

Vaksina, e cila shitet me një çmim jofitimprurës, solli 457 milionë dollarë në tremujorin e parë. Si dhe regjistroi shitje të vaksinave prej 2.39 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Pfizer Inc ka parashikuar 32 miliardë dollarë shitje në vitin 2022 nga vaksina e saj kundër COVID e zhvilluar me BioNTech SE, ndërsa Moderna Inc ka parashikuar 21 miliardë dollarë për vaksinën e saj këtë vit.

*Tibo News.