Jim Carrey pritet të rikthehet me “The Grinch 2”

Jim Carrey pritet që të mbajë rolin kryesor në vazhdimin e filmit ikonik të Krishtlindjeve, The Grinch. Aktori 61-vjeçar, luajti fillimisht në filmin “How the Grinch Stole Christmas” si personazhi kryesor i Grinch-it në 2000.

Filmi me regji të Ron Howard ka në fokus Jim-in si Grinch, një krijesë e keqe, dinak me gëzof jeshil që përçmon Krishtlindjet dhe banorët e Whoville.

Dhe, tashmë “Giant Freaking Robot” ka raportuar se është shumë pranë sjelljes së Grinch 2, në të cilin do të rikthehet në rol edhe Carrey.

Sipas raportimeve, “Jim Carrey po kthehet në Universal Pictures për The Grinch 2, duke luajtur edhe një herë krijesën më të famshme dhe më keqtrajtuar të Dr. Seuss.”

Deri më tani, nga Carrey nuk ka pasur asnjë reagim, por më herët ai është shprehur se nuk është tifoz i risjelljes së filmave.

Duke folur për CinemaBlend në vitin 2017, aktori tha: “Unë mendoj se vazhdimet bëhen në funksion të tregtisë në pjesën më të madhe.”

“Të paktën dy që kam bërë, ishin personazhe që më pëlqente t’i bëja, por e gjeta veten gati duke e bërë papagall veten në atë pikë.”

Filmi i drejtuar nga Ron Howard do të numërojë këto Krishtlindje vitin e tij të 23-të pasi u transmetua për herë të parë në 2000.