Jetesë më e shëndetshme pa kripë?

Me kalimin e moshës, kontrolli i marrjes së natriumit bëhet më i rëndësishëm se kurrë për të reduktuar rreziqet e shëndetit kardiovaskular, por eliminimi i kripës mund të bëjë që ushqimi të ketë shije ndryshe.

Për adhuruesit e kripës, ka një lajm të mirë. Kushdo mund të shtojë shijen ndërkohë që ulni sasinë e kripës, thjeshtë duke u fokusuar në shtimin e më shumë erëzave.

Një tjetër plus i madh është se erëzat nuk janë vetëm për aromë, ato mund kanë përfitime shëndetwsore. Për shembull, një studim i vitit 2017 në revistën Antioxidants nxorrën në konkluzion se erëzat dhe barishtet janë burime të pasura antioksidantësh, të cilët kanë aftësinë të reduktojnë stresin oksidativ në trup.

Ky lloj stresi është i lidhur me një sërë sëmundjesh duke përfshirë kancerin dhe sëmundjet e zemrës, si dhe plakjen e përshpejtuar. Barishtet e përditshme si rozmarina, sherebela dhe rigoni mund të jenë veçanërisht të fuqishme për të shtuar më shumë antioksidantë në vaktet tuaja.

Përfundimisht, nuk është një justifikim që kripa na pëlqen dhe nuk mund të shijojmë ushqimin pa kripë. Për një jetesë më të shëndetshme, mund të provoni kombinime të ndryshme erëzash dhe të hiqni dorë nga një faktor që dëmton trupin tonë.