
Jetesa në Gjermani, Hygerta Aruçi tregon eksperincën e saj si juriste
Hygerta Aruçi është diplomuar si Juriste në Shqipëri, dhe pas 20 viteve të jetesës zgjodhi të largohej drejt Gjermanisë ku po vijon studimet me synimin e diplomimit dhe vijimit të karrierës si Gjykatëse. Në Gjermani ajo është angazhuar me punë të ndryshme duke e gjetur veten pjesë të një organizate që synon ruajtjen e marrëdhënieve dhe organizon aktivitete në fushën kulturore, arsimore, ekonomike dhe sociale mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në të njëjtën kohë edhe në Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë që ndodhet ne Essen dhe ofron shërbime të shumta për shtetasit shqiptarë në Gjermani dhe paralel realizon aktivitete të shumta dhe përfaqëson shtetin shqiptar në Gjermani.
Angazhimi në organizata dhe aktivitete të ndryshme në jetën shoqërore e kanë ndihmuar të fitoj eksperienca të shumta me vlerë , të cilat e kanë rritur në çdo hap të jetës. Ndërsa për të gjitha çfarë ka arritur deri më tani ajo ndjehet e plotësuar dhe falënderuese.