
Jeta në Ukrainë pas një muaji luftë!
Një muaj pas pushtimit nga Rusia, kjo është jeta në Ukrainë…. qytete të rrënuara, radhë të gjata për ndihmë humanitare dhe qindra të strehuar nën tokë, si në metronë e Kharkivit.
Natalia Shaposhnik dhe vajza e saj Veronika janë strehuar në një tren blu dhe të verdhë , pranë qytetit më të madh të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus.
“Sigurisht, nuk është më mirë se shtëpia, por është e jetueshme. Dikush mund të thotë se kushtet tona të jetesës janë më të mira se të tjerët, por ajo që dua të them është se nuk jemi në kushtet për të kërkuar më mirë. Unë dhe fëmija im kemi ushqim, ka një tualet këtu. Jemi mirë”.
Prej katër javësh, Shaposhnik dhe qindra si ajo janë fshehur brenda stacioneve në veri të qytetit, shumë prej të cilëve kanë ndjerë e duruar granatimet thuajse të përditshme.
Mbi to, ndërtesa të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë shihen në rrugët e qeta dhe të frikshme.
Disa milje tutje në jug, situata është akoma më e tmerrshme, aty ndodhet qyteti i shkatërruar i Mariupolit, ku radhët e gjatë për ndihmë humanitare kanë mbushur një ish qendër tregtare.
Shumë prej tyre kanë evakuuar qytetin port për strehim të përkohshëm në qytetin jugor të Rusisë, Taganrog.
Rusia vazhdon të mohojë se ka shënjestruar civilët dhe e quan pushtimin një “operacion special ushtarak”.
*Tibo News.